INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bum gjobash nga policia rrugore. Rreth 1 mijë vetëm për rripin në 24 orë

Bum gjobash nga policia rrugore. Rreth 1 mijë vetëm për rripin në 24 orë

Publikuar më: 11:25 15-09-2016

Gjatë 24 orëve të para të zbatimit të Kodit të ri Rrugor, Policia Rrugore ka bërë publike të dhënat e aksionit të saj në mbarë vendin. Masat administrative me gjobë, të shumëfishuar n ë bazë të nenit 170 të kodit rrugor, ka një numër shumë të lartë. Në njoftimin e Policisë janë bërë të ditur në mënyrë të detajuar masat dnëshkimore të opolicisë, ku 966 janë vedosur vetëm për rripin e sigurimit, ndërsa nuk kanë munguar as heqja apo pezullimi i lejeve të drejtimit.
Njoftimi i Policisë:
“Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 966 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 14.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative.
Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi.
Janë pezulluar gjithsej 20 Leje Drejtimi, nga këto 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 28 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
47 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,
Si dhe 133 masa administrative për shpejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986