INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fakte të tjera tronditëse për të miturën e përdhunuar nga njerku, nëna e ka përdorur edhe për prostitucion

Fakte të tjera tronditëse për të miturën e përdhunuar nga njerku, nëna e ka përdorur edhe për prostitucion

Publikuar më: 11:45 15-09-2016

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Mbyet të Fierit, ku një vajzë e mitur prej 6 vjet është përdhunuar nga njerku dhe tashmë ai dhe e ëma janë në burg, janë zbardhur dhe fakte të tjera edhe më tronditëse. Ekspertiza mjeko ligjore ka nxjerrë prova të reja, ku veç njerkut me 12-vjeçaren kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe meshkuj të tjerë.
Ajo që dihet tashmë me siguri është se të dhënat e paraqitura në ekspertizë fundosin pretendimet deri më tani të njerkut Ilmi Hoxha, i cili mohoi në vazhdimësi abuzimin  me të miturën. Ekspertiza është shprehur se në trupin e fëmijës janë gjetur dhe mbetje secretive të më shumë se një partneri, pra mbetje që nuk i përkasinm më vetëm njerkut, Ilmi Hoxha.
Burime të Gazetës Shqiptare theksojnë se përfundimi i analizave ka ngritur dyshimet se 12-vjeçarja është përdorur për prostitucion nga e ëma, Selvie Yzeiraj.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102