INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Lumë” gjobash për rripin e sigurimit, arrestohen 10 shoferë [VIDEO]

Publikuar më: 11:53 10-10-2016

Policia Rrugore ka vendosur thuasje 500 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit gjatë 72 orëve të fundit. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë fundjavës janë gjobitur plot 492 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Ndërsa në total për shkelje të Kodit rrugor për këtë fundjave vendosur gjithsej 4.098 masa administrative, ndërsa janë arrestuar 10 drejtues mjeti.
Njoftimi i Policisë:
“Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 492 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative.
Janë arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët:
5 në gjendje të dehur dhe 5 të pa pajisur me Leje drejtimi.
Janë pezulluar gjithsej 62 Leje Drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 63 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,123 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,
Si dhe 690 masa administrative për shpejtësi”.
Aksioni i policisë rrugore do të vijojë, thotë policia, ndërsa uniformat blu thonë se e gjithë kjo bëhet për sigurinë rrugore.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499