INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polica greke kontrolle pranë kufirit shqiptar

Polica greke kontrolle pranë kufirit shqiptar

Publikuar më: 08:52 22-08-2016

Policia greke ka nisur operacione në brezin kufitar me Shqipërinë për bllokimin e refugjatëve që janë larguar nga qendrat greke të strehimit. Mësohet se një repart i forcave speciale të policisë shqiptare DELTA është vendosur sërish në kufi për të bllokuar grupet e refugjatëve.
Sipas të dhënave policore greke 18 refugjatë afaganë u bllokuan në zonën e Konicës, mes të cilëve tetë fëmijë. Grupe refugjatësh prej disa personash janë bllokuar në zona të tjera fqinje me Shqipërinë, ndërkohë që operacioni vazhdon.
Të gjithë refugjatët e bllokuar sipas autoriteteve greke do të rikthehen në qendrat pritëse, nga të cilat janë larguar.
Ndërhyrja e policisë greke vjen në një kohë kur në anën shqiptare është rritur ditëve të fundit depërtimi i grupeve të refugjatëve, kryesisht nga Siria dhe Pakistani.
Policia shqiptare ka shprehur shqetësimin se trafikantë të qënieve njerëzore po fshehin në zonat pyjore në anën greke, afër Shqipërisë, grupe regugjatësh duke i mbajtur ata me ditë të tëra në kushte të vështira jetese.
Refugjatët kërkojnë të kalojnë tranzit në Shqipëri për tiu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës. Sipas policisë shqiptare, trafikantët përdorin tani mjete të vogla për transportimin e tyre duke përfituar edhe nga qarkullimi i rënduar për shkak të sezonit turistik.

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203