Deklarata bombë nga udhëheqësja e partisë “Alternativa për Gjermaninë” Frauke Petry. Në një komunikim për mediat Petry ka deklaruar se policia ka të drejtë të përdorë armët e zjarrit, nëse është e nevojshme për të parandaluar emigrantët dhe refugjatët të cilët tentojnë të kalojnë kufirin gjerman në mënyrë të paligjshme.
Frauke Petry, udhëheqësja e një prej partive skeptike për Europën dhe anti-migrim ka bërë thirrje për një gardh të lartë që do të ndërtohet në kufirin e Gjermanisë me Austrinë. Ajo tha se policia duhet të parandalojë emigrantët e paligjshëm dhe refugjatët me të gjitha mjetet e mundshme, duke përdorur edhe armët e zjarrit.
Propozimi i Petry u mbështet nga një tjetër anëtar i kësaj force politike, Beatrix von Storch, e cili ka shkruar në faqen e saj në Facebook se, sipas ligjit gjerman, kushdo që shkel kufirin gjerman duke injoruar urdhërin e një roje kufitare për tu ndaluar, konsiderohet një sulmues.
Por, pas këtyre deklaratave, partia u kritikua nga zëvendëskancelari gjerman Sigmer Gabriel.

“Ne duhet të na mbrojnë nga sulmet,” shkroi Storch.