INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, filloi evakuimi i 8.500 refugjatëve nga kampi i Eidhomenit

Greqi, filloi evakuimi i 8.500 refugjatëve nga kampi i Eidhomenit

Publikuar më: 10:38 24-05-2016

Pa praninë e gazetarëve dhe nën një kontroll të rreptë të policisë, Greqia ka nisur evakuimin e mijëra emigrantëve të bllokuar në kampin provizor të Eidhomenit, në kufirin me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Për këtë qëllim mësohet se policia, e cila po monitoron operacionin me helikopter, ka larguar të gjithë gazetarët vendas dhe të huaj nga kampi dhe tashmë nuk lejon asnjë përfaqësues të shtypit të jetë i pranishëm në operacion. Ky vendim i ka mbajtur kamerat në një distancë të largët nga kampi, aty ku mund të shihen vetëm autobusët kur largohen.
Mësohet se autobusët e parë me refugjatë janë larguar prej orëve të para të mëngjesit. Forca të shumta policore kanë filluar me anë të përkthyesve të ndihmojnë fillimisht evakuimin e familjeve me fëmijë të vegjël që ndodhen në çadrat provizore në anë të kampit.

Deri tani nuk ka pasur kundërshtime nga ana e refugjatëve dhe një pjesë e mirë e tyre tashmë shohin se është pa kuptim qëndrimi në këtë kamp provizor, në kushte tepër të vështira, pasi edhe shpresat për hapjen e kufirit janë venitur. Por ende ka një numër të konsiderueshëm të cilët nuk duan të largohen.
Në kampin e Eidhomeni kanë mbetur 8.500 refugjatë, të cilët do të çohen në 6 kampe të zëna me qera në zonën industriale të Selanikut, por edhe në kampe të tjera në zona të ndryshme të Greqisë perëndimore.

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232