INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është politikani milioner që kalon pushimet në Shqipëri me jahtin e tij luksoz? [FOTO]

Kush është politikani milioner që kalon pushimet në Shqipëri me jahtin e tij luksoz? [FOTO]

Publikuar më: 09:25 22-08-2016

Është ndoshta politikani më i pasur ndër trevat shqiptare, por ka zgjedhur brigjet e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore. Bëhet fjalë për politikanin Kosovar Behgjet Pacolli, i cili nëpërmjet një statusi në facebook lajmëron se ndodhet të brigjet shqiptare për pushimeve. Sëbashku me familjen në jahtin e tij luksoz, Behgjet Pacolli thotë se është i mahnitur nga mrekullitë që ofron natyra e bregdetit shqiptar.
Behgjet Pacolli:
“Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri. Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum. Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo. Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit. Shpresoj që autoritetet shqiptare kësaj radhe do ta ruajnë këtë ishull që padyshim është edhe margaritari i Adriatikut dhe Jonit. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654