INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po kjo si ndodhi? Babai i Kylie Jenner uron ditëlindjen e saj me një foto të Kendall

Po kjo si ndodhi? Babai i Kylie Jenner uron ditëlindjen e saj me një foto të Kendall

Publikuar më: 16:53 13-08-2019

Disa ditë më parë Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 22-të në një festë madhështore në jaht. Babai i saj Caitlyn Jenner nuk ishte i pranishëm, por e ka uruar vajzën e tij nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave, është se Caitlyn e ka uruar 22-vjeçaren me foton e Kendall.

Menjëherë sapo e kuptoi gabimin e bërë, e fshiu postimin dhe publikoi një foto ku shfaqej krah Kendall dhe Kylie, me përshkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Kylie”.

Me siguri edhe vetë familjarët kanë qeshur me këtë veprim të Caitlyn, ndërsa përsa i përket ndjekësve kanë qenë tepër të kuptueshëm pasi dy motrat vërtetë ngjanin kur ishin të vogla.

caitlyn-kylie-birthday-1ae9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113