INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efehani është rritur dhe Almeda sapo na ëmbëlsoi të gjithëve ditën me këtë portret familjar[FOTO]

Efehani është rritur dhe Almeda sapo na ëmbëlsoi të gjithëve ditën me këtë portret familjar[FOTO]

Publikuar më: 17:20 13-08-2019

3 muaj më parë Almeda dhe partneri i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër me një djalë të quajtur Efehan. Që prej atij momenti bukuroshja shqiptare nuk ka ngurruar të zbulojë pamje të ndryshme të të voglit, i cili duket se është duke i dhuruar Abazit periudhën më të bukur të jetës së saj.

Së fundmi Almeda ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale portretin më të bukur familjar, ku shfaqet e lumtur me Efehan në krah dhe Tolgahan pranë. Kjo foto është pëlqyer menjëherë nga të gjithë fansat e dyshes, të cilët kanë nxituar të komentojnë duke u shprehur se familja duket shumë bukur.

Efehan duket një djalë më i rritur tani dhe me siguri në të ardhmen të tjera pamje të vogëlushit do të bëjnë për vete ndjekësit e Sayisman dhe Abazit.

Screenshot_2-5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717