INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju e keni vënë re? I qëndron besnike, ja DETAJI që ndoshta ju ka shpëtuar nga fotot e Luana Vjollcës [FOTO]

Po ju e keni vënë re? I qëndron besnike, ja DETAJI që ndoshta ju ka shpëtuar nga fotot e Luana Vjollcës [FOTO]

Publikuar më: 19:54 11-05-2019

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt dhe i mban të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni.

Para pak ditësh ajo publikoi këngën me këngëtarin e mirënjohur Dani dhe ky bashkëpunim është pritur mjaft mirë nga publiku dhe numëron rreth 1.1 milionë klikime.

Por përveç videoklipit ku Luanën e pamë të kuruar deri në detaje, së fundmi ajo ka publikuar dhe disa foto nga seti më i fundit fotografik, ku ajo çfarë tërheq vëmendjen është ‘look-u’ i moderatores. Ajo shfaqet në të gjitha fotot pa ‘makeup’, por me një sfond të zi ose të bardhë pas saj, kombinuar me ngjyrën e bluzës së Luanës.

Nëse do të shihni me vëmendje setet fotografike të Vjollcës në vite të ndryshme, do të dalloni se çdo herë ajo ka zgjedhur të veshë rroba në ngjyrë të zezë ose të bardhë njëjtë me ngjyrën e skenës ku ka realizuar fotot, sipas revistawho. Përveç kësaj, Luana ka qenë gjithmonë besnike e ngjyrave natyrale apo të tokës, për sa i përket ‘makeup-it’ në fytyrën e saj.

Më poshtë ju sjellim disa prej fotove të seteve të shumta të 27-vjeçares, në periudha kohe të ndryshme:

collageera.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064