INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po hanin drekën, çahet diga në Brazil, balta përpin 300 punëtorë [VIDEO]

Po hanin drekën, çahet diga në Brazil, balta përpin 300 punëtorë [VIDEO]

Publikuar më: 18:03 26-01-2019

Më shumë se 300 persona janë zhdukur pas shembjes së një dige në një minierë hekuri në Brazil.

Shembja shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë.

Zyrtarët lokalë thanë se nuk ka shumë shanse që të zhdukurit të mund të gjenden të gjallë. 9 persona janë konfirmuar ndërkohë të vdekur.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar kolapsin e digës.

Article Logic
Execution time: 0.0030498504638672