INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ortek në Brezovicë, një person humb jetën, shpëtohet një tjetër

Ortek në Brezovicë, një person humb jetën, shpëtohet një tjetër

Publikuar më: 17:06 26-01-2019

Një person ka humbur jetën në Brezovicë për shkak të një orteku. Të paktën kështu raportojnë mediat në Kosovë.

Mësohet se rënia e ortekut ka ndodhur rreth orës 15:00 të kësaj të shtune.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina.

“Mbikqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerrë në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djArian Daci”, tha Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055