INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Plehrat, paralajmërohen protesta si për armët kimike [VIDEO]

Publikuar më: 17:58 15-11-2016

Protesta masive njësoj si për armët kimike! Me këtë paralajmërim shoqëria civile ka protestuar kundër miratimit të ligjit të plehrave 3 vite pas 15 nentorit kur protestoi për armët kimike. 3 vite më parë protestat masive të shoqërisë sollën tërheqjen e qeverisë nga vendimi për të sjellë armët kimike në vend. Për IN TV përfaqësues të shoqërisë civile dhanë argumentet e tyre se përse janë kundër importit të mbetjeve.
Më 24 nëntor pritet që Parlamenti të shqyrtojë dekretin e Presidenti, i cili kundërshton këtë ligj. Protestat e ambjentalistëve do të fillojnë që më datë 23, pandërpreje, me të njëjtën formulë që u mbajtën protestat kundër armëve kimike.
Në protestën e shoqërisë civile merrnin pjesë ambjentalistë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, gazetarë, artistë e individë të angazhuar politikisht. Por ata i bashkon një kauz, janë të gjithë kundër lejimit të importit të mbetjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824