INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim me tritol në Fushë Krujë, eksploziv 3 makinave

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë, eksploziv 3 makinave

Publikuar më: 19:29 15-11-2016

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vendosur një mjeti, i cili ka shpërhtyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe dy makina të tjera që ndodheshin të parkuara aty afër, në lagjen “Punëtori” pranë Shtëpisë së Oficerëve.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për të lënduar, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë shpërthim.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE

Më datë 15.11.2016, rreth orës 17:45, në trotuar në lagjen”Punëtori”, Fushë-Krujë është hedhur një sasi e vogël eksplozivi.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale duke u krisur xhamat e tre mjeteve të parkuara në anë të rrugës ku ka shpërthyer lënda eksplozive.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102