INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani “kërcënon” për buxhetin e ulët

Nishani “kërcënon” për buxhetin e ulët

Publikuar më: 16:18 15-11-2016

Presidenca ka vendosur që të dërgojë Ministrinë e Financave në Gjykatën Kushtetuese, pasi buxheti i caktuar është i ulët.

Drejtori i kabinetit të Nishanit, Florjan Nuri, ka paralajmëruar se nëse as këtë vit nuk marrin rritjen prej 20 milionë lekësh shtesë mbi atë që Ministria e Financave kishte parashikuar për funksionimin e këtij institucioni, do të ankimojë buxhetin në Kushtetuese.

“Është një situatë që përsëritet prej disa vitesh, na vështirëson punën e institucionit. Nëse nuk na jepni lekët, do ankimojmë Buxhetin në Gjykatë Kushtetuese” - u shpreh Nuri në Komisionin e Ligjeve.

Po Kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj i tha se kjo është e tepërt. Paratë shtesë Presidenca i kërkonte për të shlyer borxhin e akumuluar prej vitesh prej 14 milionë lekësh, nga udhëtimet e kreut të shtetit jashtë dhe vizitat e personaliteteve të huaja të pritura nga Nishani. Një pjesë e parave do të shkonin dhe për rikonstruksionin e zyrës së kreut të shtetit. Ndërsa 10 milionë të tjera jashtë këtij fondi, kërkoheshin për ceremoninë e ndërrimit të presidentëve në 2017-n.
Këtu ka kundërshtuar menjëherë Ministria e Financave sipas të cilës, ky aktivitet nuk është mbuluar asnjëherë nga shpenzimet e Presidencës, por nga Fondi i Kontigjencës.
Në buxhetin e shtetit fondi për presidencën është 201 milionë, ndër to për shpenzime kapitale, ku përfshihen rikonstruksionet dhe blerjet e objekteve, shkojnë në 5 milionë.

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621