INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi KEQ! ''Më kanë detyruar të…''/ Nga nervat me Antonelën, Eri nxjerr ''të palarat'' e Përputhen!

Plasi KEQ! ''Më kanë detyruar të…''/ Nga nervat me Antonelën, Eri nxjerr ''të palarat'' e Përputhen!

Publikuar më: 10:33 19-02-2021

Antonela dhe Eri debatuan ashpër në puntatën e sotme të “Përputhen”. Dyshja bënë akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, ku më pas u përfshi dhe Ledjana. Eri dhe Ledjana e akuzuan Antonelën se është në studio për lojë dhe i merr të gjithë në telefon. Nga nervat e sipër, Eri thotë në një moment që Antonela ka shprehur dëshirën për të dalë me të ose Edisonin, por e kanë detyruar të dalë me Mevlanin.

Kush e ka detyruar Antonelën? Produksioni, apo mos vallë gënjeu Eri, gjithsesi kjo deklaratë u anashkalua pak.

 Pjesë nga debati mes tyre:

Antonela: A të djeg ty se nuk kam dalë edhe me ty?

Eri: Kush të tha se dua të dal me ty iher?

Antonela: Për atë thirr në telefon më thua kur do dalim të bëjmë ndonjë takim super. I kam telefonatat. Qofsha femra më e poshtër nëse unë nuk i kam

Eri: Ore mos mashtro, për kokë të familjes më ka thënë në fillim kam dashur të të zgjedh ty ose Edisonin, por më kanë detyruar të zgjedh Mevlanin. Ajo mashtron sy për sy

Antonela: Unë se kam thënë. Ai më ka thënë mua kur do dalim në takim se do marr një helikopter dhe dua ta bëj për ty se e meriton

Eri: Po, ka qenë e vërtetë mbrapa, pasi më the për Mevlanin. Unë nëse ka ndonjë gjë, e them troç fare. Ti je femra që e bën gjithë lojën. Ma trego telefonin. Po ma tregove do të jap gjithë pasurinë time

Antonela: Na mbyte me pasurinë tënde

Ledjana: A t’i nxjerr voicet që më ke dërguar mua Antonela? Kjo përveç djemve, më shkruan dhe mua, më dërgon dhe voice por unë nuk ja hap

Eri: Ja ku e ke, ajo me të gjithë m, nuk ka lënë njeri pa marrë në telefon

Antonela: S’kam as ofertë me iu thirr, thirrni ju

Ledjana: T’i mund të gënjesh por unë i kam të gjithë në telefon, s’doja të thoja por të paktën mos gënje

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221