INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sërish skandali tek Milani! Ja prapaskenat e largimit të Bonuçit

Plas sërish skandali tek Milani! Ja prapaskenat e largimit të Bonuçit

Publikuar më: 10:53 18-07-2018

Milani duket se po kalon një periudhë të keqe prej kohësh.Ajo çka i ka vënë kapakun ka qënë vendimi i UEFA-s dhe dalja jashtë Ligës së Europës, por në të njëjtën kohë edhe largimi i investitorëve kinezë.

Skuadra tanimë ka mbetur në duart e kompanisë “Elliott”, dhe emri i Leonardo Bonuçit prej më shumë se një muaji shihet si ai i lojtarit që duhej sakrifikuar nga kuqezinjtë për të drejtuar bilancet, por sipas rrjetit “Sky Sport”, e vërteta është krejt tjetër.

Gazetari Pepe Di Stefano raporton se futbollisti i blerë një vit më parë nga Juventusi për shumën e 42 milionë eurove, është i tronditur nga situata në të cilën ka degraduar presidenca e skuadrës dhe pasiguritë financiare për të cilat përfliten, e kanë shtyrë atë që të kërkojë largimin nga Milani, duke parë se në sfond i është hapur edhe “dritarja” e PSG-së (pa harruar edhe Mançester Junajtid), me mikun e tij Xhanluixhi Bufon, që e ka ftuar t’i bashkohet në Paris.

Gjithsesi, nëse “Elliott” ka vërtet këtë plan ambicioz për sezonin e ri dhe nëse vendos që në stolin e skuadrës të vijë Antonio Konte, pa dyshim që një bisedë me trajnerin që fitoi tre tituj radhazi te Juventusi, mund të ndryshojë dhe të zerojë të gjitha dyshimet e Bonuçit.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398