Kukësi ka arritur të kualifikohet për në fazën tjetër eleminatore të Champions League, pas një ndeshje dramatike kundër Valletas në Maltë.
Skuadra e Armando Cungut ka barazuar 1-1 në ndeshjen e kthimit të luajtur në Maltë ndaj Vallettës, teksa ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 67-të me Piciollon, por skuadra verilindore arriti që të gjente forcat për të barazuar rezultatin 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Dzaira ishte autori i golit, duke u konfirmuar si shpëtimtar, ashtu si në disa ndeshje në kampionat sezonin e kaluar.
Skuadra e Cungut në turin tjetër do të përballet me fituesin e duelit Olimpija Ljubljana-Qarabag.