INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pinte kafe, plagoset me armë zjarri

Pinte kafe, plagoset me armë zjarri

Publikuar më: 15:53 27-12-2016

Po pinte kafen në ambientet e jashtme të një lokali, por një 27-vjeçar nga Mamurrasi është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites të së martës, në ambjetet e jashtme të një lokali. I plagosur ka mbetur shtetasi Mateo Kala, banues në Mamurras. Ky i fundit ka qenë duke pire kafe në ambjentet e jashtme të një lokali, kur është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë. Ai u dërgua me urgjence në spitalin e Laçit, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore është bërë e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. Sipas informacioneve paraprakë të policisë, i riu është qëlluar nga vëllezërit me iniciale N.B e Gj.B pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta. Të dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039131641387939