INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëzhgimi i IN News, dështon qeveria për ndalimin e pijeve të gazuara tek fëmijët [VIDEO]

Vëzhgimi i IN News, dështon qeveria për ndalimin e pijeve të gazuara tek fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 14:35 29-11-2018

Ligji ua ndalon fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç që të konsumojnë pije të gazuara dhe ato energjike. Por ky ligj nuk gjen zbatim edhe në ditët e para të hyrjes në fuqi. Duket si betejë e vështirë dhe thuajse e humbur që t’ua ndalosh atyre të konsumojnë pije të gazuara. Kështu rezulton nga vëzhgimi që bëri IN News në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme në kryeqytet. 

Ajo që është edhe më e rëndë është se të rinjtë konsumojnë pije energjike edhe brenda ambienteve të shkollës.

Jo vetëm që i konsumojnë pa asnjë problem por duket se qeveria nuk ka bërë sa duhet edhe me njohjen e qytetarëve me këtë ligj. Ka nga ata që ende nuk e dinë që ekziston një ligj që i ndalon ata të blejnë pije të gazuara. "Jo, nuk e di që ndalohen", shprehet një i ri.


Beteja duket e humbur edhe për prindërit dhe gjyshërit. Ata thonë se është e pamundur që t’i kontrollosh të rinjtë gjithë kohën se çfarë konsumojnë.
“Në mënyrë absolute jo, nuk ia ndalon dot. E rëndësishme është që fëmijët të bëhen të ndërgjegjshëm”, shprehet një e moshuar.
“Jemi munduar t’ia ndalojmë por megjithatë i gjejnë vetë. Nuk janë nën kontrollin tonë gjithë ditën që të thuash ia ndalova”, thotë një prind.

Ligji parashikon penalizmin me gjoba të rënda për të rritur që u ofrojnë pije energjike të miturve, e po ashtu për subjekte që ua shesin. Ndërkohë, më parë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nisur nga janari do të ketë penalitete për lokalet që u shërbejnë pije alkoolike fëmijëve rreth shkollave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318