INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shpëtosh nga rrjetet sociale...

Si të shpëtosh nga rrjetet sociale...

Publikuar më: 14:26 29-11-2018

Në një mënyrë a tjetrën të gjithë  jemi bërë të varur nga rrjetet sociale.

Ndonëse platformat online mundësojnë lidhje virtual mes njerëzve me kalimin e kohës është rritur edhe niveli i perceprimit të vetmisë.

Megjithatë, fenomeni nuk është shumë shqetësues, pasi mjafton ta reduktojmë përdorimin e këtyre rrjeteve në 30 minuta në ditë, për të ulur nivelin e shqetësimit.Ky rezultat ka dalë nga një studim i kërkuesve në Universitetin e Pensilvanisë, të cilët kanë gjetur lidhjen mes kohës së kaluar në rrjetet sociale me nxitjen e simptomave depresive.

Kërkimi ka përfshirë 143 studentë të universitetit, mes moshës 18 dhe 22 vjeç, me përparësi femrat dhe ka monitoruar përdorimin e tre platformave kryesore: Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Në fazën e parë, secilit prej pjesëmarrësve i është kërkuar një vlerësim në lidhje me perceptimin e mirëqenies personale dhe sasinë e orëve të shpenzuara në ditë, duke hulumtuar nëpër rrjetet sociale.Në këtë pikë, çdo grup vullnetarësh, i zgjedhur në mënyrë rastësore, i është kërkuar ta reduktojë me 10 minuta në ditë kohën e kaluar “online” në secilën platformë, në një kohë optimale prej 30 minutash në ditë.

Gjithmonë ka një zgjidhje mjaftoni të keni durim dhe të jeni të vendosur.

Article Logic
Execution time: 0.0030760765075684