INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendësimi i orëve të humbura të mësimit do të kryhet në pranverë

Zëvendësimi i orëve të humbura të mësimit do të kryhet në pranverë

Publikuar më: 17:18 09-01-2017

Orët e mësimit që nxënësit po humbin këto dy javë nga epidemia e gripit dhe i ftohti do të zëvendësohen gjatë ditëve të javës, pra jo ditë e shtunë dhe duke nisur nga muaji mars. Ky fakt është pohuar nga Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se nxënësit do zhvillojnë 2-3 orë më shumë mësim në ditë. Po ajo nuk ka sqaruar se në ç’ambjente do të kryehen orët shtesë, pasi siç dhe dihet shumica e shkollave zhvillojnë mësim me dy turne.
Gjithësesi zyrtarja e MAS sqaron se nuk ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, pasi situata do të menaxhohet nga Ministria e Arsimit.
Me konstaimin e epidemisë së gripit Ministria e Shëndetësisë, morri vendimin që shkollat, çerdhet dhe universitet të mbyllen të paktën deri më 14 janar.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883