INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vaksina kundër etheve të verdha mbron gratë nga kanceri i gjirit [Video]

Publikuar më: 18:18 09-01-2017

Një vaksinë me kosto 50 paund e injektuar në më shumë se 600 milion njerëz në mbarë botën, mund të jetë një mjet i lirë dhe efektiv për parandalimin e mijëra rasteve të kancerit. Ky injeksion merret nga pushuesit që shkojnë në vende tropikale, për t’u mbrojtur nga ethet e verdha. Shkencëtarët zbuluan se gratë e moshës mesatare që kishin marr këtë injeksion kishin 54 për qind më pak mundësi, për t`u prekur nga kjo sëmundje në dy vitet e ardhshme. Rezultatet ishin aq pozitive saqë studiuesit kanë bërë thirrje per kërkime më të mëdha ndërkombëtare qe te verifikojne gjetjet e tyre. Ky studim tregon se vaksina, e cila u jepet turistëve që shkojnë në destinacione tropikale të tilla si Kenia, për mbrojtjen e tyre kundër një sëmundjeje potencialisht vdekjeprurëse që përhapet nga pickimi i mushkonjave të infektuara, mund të përgjysmojë rrezikun te gratë për zhvillimin e kancerit të gjirit. Ekspertët në Universitetin e Padovas në Itali studiuan më shumë se 12.000 gra që kishin marrë vaksinën kundër etheve të verdha, duke i ndjekur ato për më shumë se një dekadë për të parë zhvillimin e kancerit të gjirit. Ata gjetën se vaksina mund të përgjysmojë mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit në gratë e moshës 40 deri në 54, dy vjet pasi kishin marrë injektimin. Por për gratë para dhe pas kësaj moshe nuk duket të ketë asnjë efekt mbrojtës. Shkencëtarët thanë se ata mendojnë se kjo mund të jetë për shkak se gratë në këto grupmoshave priren për të zhvilluar tumore që janë më agresive. Studimet sugjerojnë se kjo vaksinë mund të zvogëlojë rrezikun e melanomës malinje - llojin më të rrezikshme të kancerit të lëkurës deri në 70 për qind. Vaksina, e cila ka qenë në përdorim që nga viti 1930, është një nga më të lirat dhe më efektive.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451