Zhvillime të vrullshme po ndodhin tek ekipi i Milan përsa i përket merkatos. Ndërkohë që sulmuesi më i ri i ekipit Piatek bën sot vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës, Higuain raportohet se është nisur drejt Londrës.
Atje e pret Maurizio Sarri, i cili e ka dëshiruar një ribashkim me goleadorin e tij të dikurshëm tek ekipi i Napolit.
“Kuqezinjtë” do të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e futbollistit të Genoas. Ndërsa, për Higuain shuma pritet diku tek 25 milionë euro.
Ndërkohë Chelsea pritet të sakrifikojë Alvaro Moratën, i cili mund të transferohet drejt Atletico Madrid.