“Jam në avionin që duket sikur po shkatërrohet dhe po shkoj në Kardif. Nëse brenda një ore e gjysmë nuk keni lajme nga unë, nuk e di nëse do të dërgojnë dikë që të më kërkojë, pasi nuk do të më gjejnë. Sa frikë që kam”.
Ky ishte mesazhi i fundit i lojtarit Emiliano Sala, para se aeroplani i tij të zhdukej. Ai po udhëtonte nga Nanta e Francës drejt Cardiff ku kishte firmosur edhe me klubin anglez së fundmi.
Policia po vazhdon kërkimet, duke hetuar në të gjitha pistat.