INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kupa e Shqipërisë, mbyllen sfidat e para për 1/8, zhgënjen Kukësi, Laçi dhe Kamza

Kupa e Shqipërisë, mbyllen sfidat e para për 1/8, zhgënjen Kukësi, Laçi dhe Kamza

Publikuar më: 17:14 23-01-2019

Këtë javë janë luajtur sfidat e para për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Rezultatet kanë qenë surprizuese. Ekipet e kategorive të mëposhtme i kanë treguar atyre të Superligës se dinë të fitojnë. Në këtë mënyrë Kukësi, Laçi dhe Kamza kanë marrë humbje të turpshme.

Përsa i përket Partizanit dhe Skënderbeut ato kanë luajtur një ditë më parë, në terrene të vështira, por ja kanë dalë të marrin rezultate pozitive.

Tabelë Rezultatet

Grupi A

Egnatia-Luftëtari               0-3

Vllaznia-Kamza                 2-1

Kastrioti-Partizani             2-4

Skënderbeu – Besëlidhja   2-1

GRUPI B

Apolonia-Kukësi                2-1

Bylis-Laçi                         2-0

Lushnja-Teuta                   1-3

Ndërkohë në orën 17:00, do të luhet ndeshja mes çiftit më të fortë në këtë fazë të Kupës, i cili është ai mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949