INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë gabimet që bëni me përdorimin e parfumit

Pesë gabimet që bëni me përdorimin e parfumit

Publikuar më: 16:29 09-05-2019

Të përdorësh parfum është e thjeshtë. Mjaftojnë disa sprucime dhe aq ishte. Të përdorësh parfum me elegancë kërkon pak më shumë se aq. Sipas revistës Anabel, ne do të ndjekim më poshtë pesë gabimet që ne bëjmë kur përdorim një parfum:
Nuk ka nevojë për fërkim – mjafton sprucimi
Nxehtësia e shkaktuar nga fërkimi i rrit temperaturën lëkurës e cila prodhon enzima natyrale që ndryshojnë ritmin e aromës. Ndikohen së shumti notat e sipërme dhe të mesit. “Aromat florale nxehen tërësisht dhe humbasin freskinë kur fërkohen,” shpjegon Kurkdjian. Për të ruajtur aromën për më gjatë, mjafton të spruconi të dy kyçet dhe të prisni të përthithet nga lëkura. Mos bëni asgjë tjetër.
Ambienti është shumë i rëndësishëm
Parfumi është si një organizëm i gjallë – ndikohet lehtësisht nga ndryshimet ambientale. “Parfumi nuk duhet të kalojë nga nxehtë në të ftohtë, pasi ndryshime të tilla shkaktojnë reaksione me përbërësit natyralë dhe e plakin aromën. Qitro për shembull humbet freskinë në nxehtësi, paçuli s’ngjan natyral. Rrezet ultraviolet ndryshojnë ngjyrën e parfumit – qelibari bëhet i gjelbërt. “Parfumin mbajeni në kutinë në të cilën e bletë ose në temperaturë dhome,” thotë Kurkdjian. Nëse jeni më të përkushtuar se kaq, të preferuarit tuaj mund t’i ruani edhe në frigorifer.
Parfumet më të mirë janë në doza të vogla
Parfumi duhet konsumuar me shpejtësi. Një shishe gjysmë bosh – ose gjysmë plot, varet – lejon oksigjenin të shpërbëjë molekulat e aromës, duke ndryshuar kështu kompozimin. Nëse parfumi juaj vjen në një shishe të madhe, ruajeni në frigorifer.
Sintetik ≠ i keq
“Njerëzit kërkojnë parfume natyralë, por kjo s’është gjithnjë e arritshme,” thotë Kurkdjian. Myshku, dikur, derivohej nga kafshët. Aroma si peonia, zambaku, irisi nuk realizohen dot nga lule natyrale pasi nuk lëshojnë fragrancë. Disa gjëra duhen rikrijuar në laborator, nën rregulla dhe kontroll të rreptë. Cilësia mbetet e njëjtë, në mos më e mirë.
Kur s’dini ç’të bëni, përdorni kokën (ose shallin)
“Parfumi nuk zgjat shumë në lëkurë të thatë,” thotë Kurkdjian, i cili sugjeron ta shoqëroni me krem për trupin ose hidratues pa aromë. Vendi ku aplikoni parfumin s’duhet mbuluar me rroba. Nëse keni veshur një bluzë pa mëngë, aplikojeni në kyçe dhe qafë. Nëse është shumë vapë, ama, nuk rekomandohet ta aplikoni në lëkurë pasi djersa dhe vajrat natyrale të lëkurës shkatërrojnë aromën. Alternativa? Flokët ose shalli. Ngaqë i merr era, edhe aromën e parfumit tuaj do ta shpërndajnë në ajër.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096