INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse presidenti çek nuk e pëlqen Kosovën? Ironia e ministrit: Sepse e mundi në futboll

Përse presidenti çek nuk e pëlqen Kosovën? Ironia e ministrit: Sepse e mundi në futboll

Publikuar më: 13:34 12-09-2019

Presidenti çek Milos Zeman gjatë një takimi me homologun serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se dëshiron të tërheq njohjen e shtetit të Kosovës.

Një deklaratë të tillë 74-vjeçari i njohur për qëndrimet e tij kontroverse i bëri gjatë një vizite jozyrtare në Serbi.

“Unë nuk jam diktator, por ajo që mund të bëj është të këshillohem me ekspertë dhe të pyes nëse është e mundur të tërheqin njohjen e Kosovës” është shprehur Zeman.

Për më shumë gjatë takimit me Vucic, shkruajnë mediat Zeman ka thënë se nuk e pëlqen Kosovën.

Deklarata të tilla kanë shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës çeke.

Ministri i Jashtëm Tomáš Petříček u përpoq ta kalonte me të qeshur, duke thënë se kreu i shtetit e “ka marrë inat Kosovën“, për shkak se mundi në futboll kombëtaren e Çekisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053