INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia mposht 2-0 Çekinë, zbehen shpresat e Shqipërisë [VIDEO]

Turqia mposht 2-0 Çekinë, zbehen shpresat e Shqipërisë [VIDEO]

Publikuar më: 23:09 21-06-2016

Kombëtarja turke arriti të fitonte ndaj Çekisë, me rezultatin që i duhej, por që gjithashtu zbeh shpresat për një kualifikim të Kombëtares tonë. Mesa duket stadimu Stade Bollaert-Delelis nuk është fatsjellës për ne, sepse këtu u mundëm nga Zvicra 1-0 dhe këtu ekipi i Fatih Terim, fitoi 2-0 ndaj Çekisë. Ky rezultat ka bërë që Turqia të rritë gjasat për kualifikim në 1/8 e finales së Euro 2016, duke mbajtur shpresën te ndeshjet e neserme. Turqit kaluan në avantazh që në minutën e 10 me anë të Burak Yilmaz, ndërsa në minutën e 65' ishte Ozan Tufan ai që dyfishon shifrat në 2:0, rezultat i cili nuk ndryshon deri në fund të takimit.

Article Logic
Execution time: 0.0040991306304932