INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje në Parlament, deputetët grushta njëri-tjetrit [VIDEO]

Përplasje në Parlament, deputetët grushta njëri-tjetrit [VIDEO]

Publikuar më: 11:12 11-05-2019

Duket se edhe në parlamente të tjera të botës ka përplasje mes deputetëve.

Dhe këtë herë grushti ka plasur në parlamentin e Hong Kong-ut. Ata duhej të diskutonin ndryshimet e parashikuara në ligjin që lejon dërgimin e të dyshuarve në Kinë për gjykim, por kanë përfunduar duke gjuajtur njëri-tjetrin.

Pas përleshjes, disa prej deputetëve janë lënduar dhe njëri prej tyre u dërgua me urgjencë në spital.

Kritikët besojnë se ndryshimi i propozuar në ligjin e ekstradimit do të cënojë liritë që Hong Kongu gëzon aktualisht.

Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883