INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen dy automjete në Elbasan, katër të plagosur

Përplasen dy automjete në Elbasan, katër të plagosur

Publikuar më: 19:30 05-11-2018

Një aksident me 4 të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në unazën e Elbasanit, në lagjen Emin Matraxhiu. Konkretisht mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0042197704315186