INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj jep fjalimin e fundit si Ministër i Brendshëm! Komenton gjithçka nga opozita tek dorëheqja dhe uron pasardhësin e tij

Xhafaj jep fjalimin e fundit si Ministër i Brendshëm! Komenton gjithçka nga opozita tek dorëheqja dhe uron pasardhësin e tij

Publikuar më: 20:27 05-11-2018

Ministri Xhafaj dha fjalimin e tij të fundit si Ministër të Brendshëm në ditën e sotme.

Xhafaj adresoi disa probleme dhe shqetësime të ngritura ditët e fundit nga opozita dhe opinionin publik.

Së pari, ai iu drejtua opozitës, duke i thënë se ajo ka qenë e papërgjegjshme dhe me një synim të caktuar në goditjen, përbaltosjen dhe skematizimin e Policisë së Shtetit dhe ai shpeshherë e ka vënë në pikëpyetje rolin e vërtetë të saj në të gjithë këtë proces.

Më pas, Ministri Xhafaj tha se për vendimin e dorëheqjes së tij nuk ka pasur asnjë arsye objektive apo subjektive, pro është një vendim i marrë në rrethana të duhura dhe në kohën e duhur, pasi ka përmbushur objektivat e tij, në sfidën që kishte pranuar. Ai gjithashtu tha se ka pasur mbështetjen e plotë kryeminsitrit Rama gjatë gjithë kësaj periudhe.

Fjalimin e tij, Xhafaj e mbylli me një urim për pasardhësin e tij. Sandër Lleshi nuk është dekretuar ende nga presidenti Meta dhe momentalisht është komanduar nga kryeministri Ram, në rolin e zv.ministrit të Brendshëm. “Gjej rastin t’i uroj pasardhësit tim, ministrit të ri të Brendshëm shumë sukses në detyrën që shumë shpejt do të marrë, duke qenë i bindur se me eksperiencën dhe formimin që posedon, ai do t’ju qëndrojë, mbrojë dhe promovojë më tej vlerat e Policisë sëShtetit. Ai është tashmë në bordin e një treni të nisur, tren i cili uroj të eci edhe me më shumë shpejtësi”, e mbylli Xhafaj urimin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201