INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radhë e gjatë automjetesh në Kapshticë, më shumë kontrolle

Radhë e gjatë automjetesh në Kapshticë, më shumë kontrolle

Publikuar më: 18:16 29-07-2018

Lëvizjet e qytetareve drejt Greqisë si dhe kthimi i emigrantëve në atdhe,nga pika doganore e Kapshticës gjatë kësaj të diele është shoqëruar me pritje të gjata.

Dhjetëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar deri në 4 orë në doganën tonë, pa mundur të kryejnë procedurat e kalimit drejt shtetit grek.

Qytetaret ankohen për vonesat, të cilat sipas tyre vijnë si rezultat i shtimit të kontrolleve nga ana e Policisë Kufitare.

Shkak për këtë ngarkesë është bërë edhe puna me sportele të reduktuara nga pala greke pasi po punohet me një sportel.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Kapshtica rreth 4800 qytetarë dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë 2800 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338