INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Shqipëri makinat 20 vjeçare! Pse ndodh?

Në Shqipëri makinat 20 vjeçare! Pse ndodh?

Publikuar më: 09:44 21-05-2018

Situata ekonomike e shqiptarëve bën që ata të kërkojnë automjete të vjetra, për të ulur sa më shumë kostot e blerjes së makinave. Si rezultat i kësaj Shqipëria ka makinat me moshë më të vjetër në rajonin e Ballkanit. Zyrtarisht sipas drejtorisë së përgjithshme të doganave për 4 mujorin e 2018, për çdo makinë të re të importuar janë futur 16 të tjera të përdorura.
E njëjta tendencë ka qenë edhe në tre vitet e fundit. Raportet mes importit të makinave të reja dhe atyre të përdorura është me diferencë të madhe.
Nga rreth 10 vjet që është mosha mesatare e veturave në Bashkimin Evropian, në Shqipëri, kjo moshë është gati 20 vjeçare.
Sipas të dhënave zyrtare mbi 80% e automjeteve janë prodhime para vitit 2007. Mosha e lartë e mjeteve motorike që qarkullojnë në Shqipëri ka si problem kryesor ndotjen e mjedisit nga emetimi i gazrave.
Aktualisht në Shqipëri, nuk ka ndonjë pengesë për importin e mjeteve të vjetra, mjaftojnë që ato të mos kalojnë disa parametra për ndotjen.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949