INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia indiane nxjerr 106 kapsula kokaine nga stomaku i 25-vjeçares

Policia indiane nxjerr 106 kapsula kokaine nga stomaku i 25-vjeçares

Publikuar më: 09:43 21-05-2018

Policia indiane ka bërë të ditur se kanë nxjerrë 106 kapsula kokaine nga barku i një gruaje, e cila do ti kontrabandonte ato. 25 vjeçarja e cila u arrestua në aeroportin nacional në Delhi, ka kaluar një javë në spital për t’u mjekuar nga efekti i kokainës. Vlera e drogës kap vlerën e rreth 750 mijë dollarëve. Policia beson se gruaja i mori kapsulat në Sau Paulo, Brazil, dhe iu dha udhëzime për t'i dorëzuar ata në një shtetas nigerian në Delhi. Policia është vënë në ndjekje të shtetasin nigerian, të cili do të merrte drogën. Zyrtarët nga departamenti i narkotikëve kanë thënë se ky është numri më i madh i kapsulave që ndonjëherë kanë nxjerr nga një person, raporton BBC. Ata po ashtu kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë të kualitetit të lartë nga Kolumbia, në dallim nga rastet e ngjashme ku përdoret drogë e dobët apo e lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156