INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FBI nën hetim, a infiltroi spiun në fushatën e Trump

FBI nën hetim, a infiltroi spiun në fushatën e Trump

Publikuar më: 10:23 21-05-2018

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë nëse agjentët e FBI spiunuan fushatën zgjedhore të Presidentit Donald Trump në 2016 për “qëllime të papërshtatshme”. Në një cicërimë në Tëitter, Trump tha se donte të dinte nëse administrata e paraardhësit të tij urdhëroi një veprim të tillë.

Thirrja vjen pasi raportet e medias amerikane sugjerojnë se FBI përdorte një ndihmës të fushatës për mbledhjen e informacioneve.

Zëvendës/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein tha se veprimi do të merret ndëshkim penal nëse do të gjendet ndonjë provë për infiltrim të mundshëm.

“Nëse dikush është infiltruar ose mbikëqyrur pjesëmarrësit në një fushatë presidenciale për qëllime të papërshtatshme, ne duhet ta dimë dhe të ndërmarrim masat e duhura”, tha Rosenstein në një deklaratë.

Ekziston një hetim në të gjitha aspektet që ka të bëjnë me fushatën e Trump për zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse Rusia u përpoq të ndikonte mbi rezultatin

Trump ka sulmuar vazhdimisht hetimin e Mueller. Ai akuzoi FBI-në të premten se kishte dërguar një spiun në ekipin e tij të fushatës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të urdhërojë Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, i cili ka mbikëqyrje mbi FBI-në, për nxjerrjen e dokumenteve.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248