Luana Vjollca dhe Elton Tozaj do të përballen në gjyq. Shkak është bërë padia që ka ngritur bukuroshja e ekranit ndaj gazetarit, pas disa deklaratave të këtij të fundit rreth ish-partnerit të moderatores, Krenar Çoçaj dhe partneres aktuale, Endi Demneri.
Elton Tozaj në studion e ‘Zgjohu me MCN’, ka deklaruar se Vjollca i është vënë pas ish të dashurit dhe partneres së tij, teksa përmendi një fluturim drejt Milanos ku të tre ishin në një avion, afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.
Sipas asaj që raporton Icon Style, menjëherë pas emisionit, Luanca Vjollca ka ngritur padi nëpërmjet avokatit të saj, i cili gjithashtu ka telefonuar gazetarin duke i kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat publike.








16 Nov 2025 





