INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix Ramosaj ‘kapet mat’ me partnerin e saj në stadium, kush është djali që ‘ia ka vjedhur’ zemrën

Beatrix Ramosaj ‘kapet mat’ me partnerin e saj në stadium, kush është djali që ‘ia ka vjedhur’ zemrën

Publikuar më: 15:33 16-11-2025

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka tërhequr sërish vëmendjen për jetën e saj personale. Ajo u bë një nga personazhet më të komentuar gjatë sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, kryesisht për shkak të trekëndëshit të famshëm Bora-Donald-Beatrix.

Pas daljes nga shtëpia, mes shumë kritikave por edhe mbështetjes së madhe, Beatrix dhe familja e saj vendosën të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas bujën e krijuar.

Vite pas largimit, “Loki Magazine” ka publikuar një video ku këngëtarja shihet në publik, por jo vetëm.

trix.png

Ajo shfaqet në stadium në Louisiana, së bashku me një person që përflitet se është partneri i saj. Të dy shihen të pranishëm duke shijuar ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

 

 beatrix.jpeg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895