INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjaket rruga Shkodër-Lezhë/ Dy gra vdesin në aksident, 5 të plagosur [EMRAT]

Përgjaket rruga Shkodër-Lezhë/ Dy gra vdesin në aksident, 5 të plagosur [EMRAT]

Publikuar më: 17:11 10-04-2019

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor që lidh Shkodrën me Bushatin. Policia bën me dije se kanë humbur dy gra.

Nga përplasja e një mjeti tip “Mitsubishi” me një mjet “Audi” në afërsi të fshatit Melgushe, kanë mbetur të të plagosur edhe 5 persona të tjerë.

Të plagosurit janë Emanuela Perjaku, Jak Perjaku, Pjeter Zefi, Beta Mata dhe Lufti Kubaçi. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, dy makinat janë përplasur kokë më kokë. Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një manovër e gabuar e njërit prej shoferëve.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilave akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371