INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pérez paralajmëron tifozët e Real Madrid: Një ditë Cristiano Ronaldo…

Pérez paralajmëron tifozët e Real Madrid: Një ditë Cristiano Ronaldo…

Publikuar më: 11:26 25-09-2018

“Cristiano Ronaldo do të kthehet një ditë në Madrid”. Është kjo deklarata e Florentino Pérez dhënë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA, zhvilluar mbrëmjen e së hënës. I pyetur nga gazetarët, presidenti i “Los Blancos” ka lartësuar figurën e portugezit dhe ka vlerësuar kontributin e tij dhënë për këtë ekip për nëntë vite me radhë.

Madje Perez ka shkuar deri aty sa e ka krahasuar me një nga figurat më të rëndësishme të klubit, siç është Alfredo Di Stéfano, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet për një hatërmbetje të mundshme mes tyre.

“Nëse Ronaldo do të ishte këtu do t’i kisha dhënë atij një përqafim. Ne jemi krenar që e kemi pasur në skuadër, ai është pasuesi i denjë i Di Stefano. Një ditë do të rikthehet në Real”, u shpreh Pérez.

Cristiano Ronaldo u largua nga Madrid këtë verë drejt Juventus. Fituesi i katër herë i titullit të Champions League është golashënuesi më i mirë në historinë e “Los Blancos”, ku në 292 ndeshje të luajtura ka shënuar 311 gola. Ai u largua nga klubi madrilen në kërkim të një aventure të re drejt Juventusit për 112 milion euro.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219