INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këtë vendim, Messi vendos Ronaldon në një pozitë të sikletshme!

Me këtë vendim, Messi vendos Ronaldon në një pozitë të sikletshme!

Publikuar më: 16:05 23-09-2018

Ronaldo u largua nga Real Madrid drejt Juventusit këtë verë, dhe kështu, rivaliteti prej më shumë se një dekade me Messi-n duket se u sfumua paksa.

Për më shumë se 10 vjet, dy lojtarët kanë luftuar mes njëri-tjetrit se kush do të ishte më i miri në aspektin personal. E megjithatë, tashmë argjentinasi dhe portugezi duket se kanë përballë një tjetër konkurrent shumë të fortë që mund t’u rrëmbejë çmimet: ai është mesfushori Luka Modric.

Kroati u shpall “Lojtari më i mirë i vitit” nga UEFA duke mundur kështu CR7. 33-vjeçari zgjodhi të mos ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, pasi thuhet se ishte në dijeni se nuk do ta fitonte ai çmimin, (edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht), vendim për të cilin u kritikua shumë në media.

Por kundërshtari i tij, Messi ka zgjedhur që të veprojë krejtësisht ndryshe. Sipas “Ok Diario” 31-vjeçari, edhe pse është vënë në dijeni se nuk është i nominuar në treshen e më të mirëve nga FIFA, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Tashmë, Ronaldo duhet të mendohet dy herë përpara se të mungojë në këtë event!

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826