INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër opsion “bombë” për Strakoshën…ndaje mendjen djalë!

Një tjetër opsion “bombë” për Strakoshën…ndaje mendjen djalë!

Publikuar më: 17:22 23-09-2018

Pas Rike Roçit dhe dyshimeve rreth një lidhjeje të mundshme me Strakoshën, një tjetër opsion është zbuluar në emisionin “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës, teksa e ftuar ka qenë këngëtarja Greta Koçi.

Ermali, nisur edhe nga ndonjë informacion paraprak, e ka pyetur këngëtaren nëse e ka ngacmuar ndonjë futbollist i kombëtares, e pasi ajo ka treguar një rast pa zbuluar identitetin e tij, Ermali ka thënë: “Aman ai portieri Strakosha a të ngacmoi se ne atë kemi merak si staf”.

Më tej, kur Kejvina Kthella ka hyrë në studio për të bërë pyetjen e saj, e cila ishte “çfarë të pëlqen tek fiziku i një mashkulli?” Mamaqi ka ndërhyrë sërish duke qartësuar se nuk bëhet fjalë për një portier.

Aq mjafton për të nisur dyshimet rreth një lidhjeje të mundshme, e duke qenë se në Instagram të dy ndjekin njëri-tjetrin, na bën të besojmë se ngacmimet e Ermalit nuk kanë qenë boshe.

Article Logic
Execution time: 0.0041141510009766