INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazzetta dello Sport: Thomas Strakosha, ndër 5 të rinjtë më të mirë në Serie A!

Gazzetta dello Sport: Thomas Strakosha, ndër 5 të rinjtë më të mirë në Serie A!

Publikuar më: 14:13 05-10-2016

Një vlerësim shumë i rëndësishëm ka ardhur për lojtarin premtues shqiptar, portierin Thomas Strakosha.

I dalë nga një familje portierësh, pasi kujtojmë se është djali i ish portierit të kombëtares, Foto Strakosha, Thomasi duket se e ka portën në gjak. Ai ka ngjitur shkallët duke u bërë portier i dytë i ekipit italian të Lazio pas largimit të Etrit Berishës në drejtim të Atalantas, gjithashtu në Serie A. Dëmtimi i portierit të parë Marchetti, por edhe forma e dobët e këtij të fundit i kanë hapur rrugët Strakoshës për të dëbutuar me ekipin e parë dhe duhet thënë se djaloshi 21 vjeçar e ka shfrytëzuar plotësisht. Ai ka dhuruar paraqitje shumë të mira ku spikati ndeshja kundër gjigandëve të Milan dhe pavarësisht disfatës 2-0 në fushën e kuqezinjve, Strakosha u shfaq në formë shumë të mirë. Tashmë ka fituar vëmendjen e mediave italiane dhe në një listë të prestigjozes Gazzetta dello Sport me lojtarët e rinj më të mirë në Itali, Thomas renditet në vendin e pestë, i lënë pas nga një fenomen i vërtetë si Gianluigi Donnarumma. Dhe në rast se vazhdon kështu, Federico Marchetti të mos e marrë fare mundimin të rikthehet nga dëmtimi pasi Strakosha duket se nuk e ka fare në plan të lëshojë vendin e titullarit.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984