INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi i bashkohet Ronaldos, nuk do të jetë në mbrëmjen

Messi i bashkohet Ronaldos, nuk do të jetë në mbrëmjen "The Best" të FIFA-s

Publikuar më: 09:37 24-09-2018

Lojtari më i mirë në botë nuk do të jetë në mbrëmjen gala të “The Best”. Leo Messi ka vendosur të mos udhëtojë për në Londër këtë të hënë, për shkak të një problemi familjar.

Argjentinasi kishte planifikuar të merrte pjesë në ceremoni, edhe pse nuk ishte emëruar mes tre lojtarëve që rivalizojnë për çmimin e më të mirit, por në fund i kanë ndryshuar planet.

Ata që do ta përfaqësojnë klubin katalanas në Londër do të jenë Javier Bordas dhe Guillermo Amor. Messi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, pavarësisht se ka shumë opsione për të qenë në formacionin më të mirë të vitit.

Mungesa e Messit bashkohet me atë të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez nuk do të jetë në mbrëmjen gala të FIFA-s, pavarësisht se është në luftë për çmimin e më të mirit, bashkë me Salah dhe Luka Modric. Në fakt, nuk është mbrëmja e parë gala që CR7 humbet këtë vit, sepse në verë ai vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë, që UEFA mbajti në Monako.

 

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666