INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kroatët ironizojnë Cristiano Ronaldo-n për çmimin 'The Best'

Kroatët ironizojnë Cristiano Ronaldo-n për çmimin 'The Best'

Publikuar më: 16:42 24-09-2018

Tjetër “gala” dhe polemika të tjera! Eshtë e pamundur që të gjithë të jenë dakord kur jepet një çmim. Kjo u pa edhe në “gala” të realizuar nga UEFA, kur fitorja e Luka Modric, ka bërë të lumtur disa dhe ka nisur debate te disa të tjerë.

Subjektiviteti i një gjykimi është gjithmonë i pranishëm, por edhe i justifikueshëm, pavarësisht se nuk kanë munguar personazhe që e kanë parë suksesin e kroatit si një padrejtësi.

Në listën e tre futbollistëve për të fituar çmimin “The Best”, që jepet nga FIFA, sot në Zyrih, edhe këtë herë Luka Modric është favorit ndaj Ronaldo dhe Salah dhe premisat janë që mesfushori të fitojë më pas edhe “Topin e Artë”.

Federata Kroate e Futbollit ka postuar në “Twitter” një mesazh ku shkruan: “Cili do mbërrijë i dyti në garën për futbollistin më të mirë të planetit?” Më pas një “tag” i pashmangshëm për Ronaldo dhe Salah, si për të thënë se Modric do të fitojë çmimin…

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098