INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria i solli ters, Gattuso i xhindosur për futbollistin e tij...

Shqipëria i solli ters, Gattuso i xhindosur për futbollistin e tij...

Publikuar më: 17:06 24-09-2018

Duhet të ishte një miqësore rutinë, për të provuar lojtarë dhe skema taktike, por testi mes Italisë U-21 dhe Shpresave kuqezi të Alban Bushit, i fituar nga të kaltrit, është kthyer në një makth për sulmuesin e ri të Milanit, Patrick Cutrone.

Një dëmtim që ai ka pësuar pas vetëm disa minutash lojë, më 11 shtator, po e përndjek. Bomberi i talentuar Italian, që është edhe alternativa e parë dhe e vetme për Higuain, rrezikon të mungojë edhe përballë Empolit, në ndeshjen e radhës.

U mendua se Cutrone do të mungonte vetëm ndaj Cagliarit, si masë parandaluese për të mos rrezikuar të agravonte situatën. Por, listës iu shtua edhe sfida në Luksemburg ndaj Dudelange dhe Atalantës në “San Siro”, ditën e diel.

Mjekët i kanë bërë kontrolle të tjera, teksa kavilja nuk është shëruar në 100%. Kështu, të enjten, edhe një tjetër herë, Cutrone do të qëndrojë në “boxe”, teksa Higuain do të ketë detyrën për të udhëhequr sërish kuqezinjtë.

Ndeshja e fundit e sulmuesit 21-vjeç është ajo përballë Romes, ku shënoi edhe golin deçiziv në suksesin e vetëm kuqezi këtë kampionat.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324