INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdoruesit e shpeshtë të rrjeteve sociale vuajnë nga zilia

Përdoruesit e shpeshtë të rrjeteve sociale vuajnë nga zilia

Publikuar më: 11:26 24-12-2016

Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Kopenhagenit, rezulton se përdorimi i tepruar i mediave sociale, mund të krijojë ndjenjën e zilisë.


Në artikullin e publikuar, thuhet se kjo veçanërisht ndikon negativisht edhe nëse nuk gjendeni në një lidhje me dikë tjetër.

Studimi i bërë me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të cilët kryesisht ishin gra, thotë se përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale të tilla si Facebook, Instagram etj, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien tuaj emocionale dhe ndikon negativisht në kënaqësinë tuaj me jetën që zhvilloni.

Hulumtuesit kanë sugjeruar që ndonëse nuk mund të ndërprisni përdorimin e rrjeteve sociale, atëherë praktikoni një pushim pothuajse të gjatë kohor ndaj tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664