INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për t’i dhënë fund sherrit me Noizyn, MATOLALE ka këtë kusht: Të gjitha të zezat që…

Për t’i dhënë fund sherrit me Noizyn, MATOLALE ka këtë kusht: Të gjitha të zezat që…

Publikuar më: 19:33 19-11-2021

Repi njihet si një nga fushat e artit ku ka më së shumti “armiqësi” që shfaqen hapur. Jemi dëshmitar të sherreve shumë të mëdha ndërsa së fundmi ai që pamë ishte mes Noizyt dhe MatoLale.

Ky i fundit është gati për t’i dhënë fund sherrit por ka një kusht për Noizyn.

“Nëse do ta pranonte publikisht të gjithë të zezat që ka dashtë me b0 pas skene, që nuk i din publiku. Nëse do ta pranonte me gojën e vet dhe do të pranonte se ka faj kundrejt meje, shumë në rregull me të.” – tha MatoLale i ftuar tek “Roped with Olsi”.

Reperi sqaroi mes te tjerash se kujt i drejtohet me frazën që bëri bujë “I kom bo me fol me vete un kto lythat, gjyshat” në këngën Jackpot. Ai tha se me termin “gjyshat” iu referohet artistëve të vjetër që nuk po përkrahin reperët e rinj.

Muaj më parë reperët u përplasën ashpër me njëri-tjetrin.

E gjitha nisi nga dissi i papritur i MatoLale për Noizy dhe OTR. Kjo u pasua nga statuse ofenduese në rrjetet sociale dhe një diss nga Varrosi. Muaj më vonë ishte Noizy ai që publikoi këngën e tij me titull “1 herë e mirë”, ku i përgjigjej jo vetëm MatoLale por të gjithë personave që i kanë bërë diss.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045