Në tetor të vitit 2020, Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të dytë. Ajo së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishaj, vendosën që të voglin e tyre ta pagëzonin me emrin e veçantë, Diell.
Deri tani, moderatorja e dashur për publikun është munduar që të tregohet e rezervuar në lidhje me postimet në rrjetet sociale me Diellin. Ajo ka postur foto apo video, por pa i treguar portretin.
Madje kur një ndjekës e pyeti pak ditë më parë se kur do tregonte Diellin, Arbana përgjigjej:”Shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”.
Mirëpo, duket se Arbana nuk i ka rezistuar dot tundimit dhe ka publikuar në Instagram një foto ku portreti i vogëlushit duket shumë qartë në profil. Ndjekësit kanë komentuar se i vogli duket fiks si Joni.