INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula dhe këngëtarja shqiptare po vijnë me një bashkëpunim! Ky DETAJ i nxori zbuluar!

Ledri Vula dhe këngëtarja shqiptare po vijnë me një bashkëpunim! Ky DETAJ i nxori zbuluar!

Publikuar më: 16:27 25-04-2021

Prej disa ditësh tashmë Ledri Vula, Sara Hoxha dhe e vogla e tyre Poem Blu po shijojnë pushimet në Dubai. Pavarësisht se të gjithë mendojnë se familja e sapokrijuar ka shkuar në vendin arab vetëm për t’u çlodhur, ju themi se e kanë gabim!

Sipas burimeve të “Prive”, ata nuk janë nisur vetëm për pushime, por edhe një projekt të rëndësishëm të Ledrit. Thuhet se reperi do të xhirojë edhe një videoklip në vendin luksoz. Pranë tij po udhëton edhe ekipi i 34 vjeçarit,  që do të kujdeset që gjithçka të shkojë siç duhet.

Po ashtu edhe Morena Taraku po shijon në të njëjtën kohë disa ditë pushimi në Dubai.



Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto nga ky vend, krahas së cilës shkruan: “Kush e di?”. Dhe ajo që nuk pritej ishte një koment i Ledrit: “Unë”!

Mos vallë dyshja po na jep sinjale për një bashkëpunim mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0031979084014893